SYRI TV/ Shtesa natyrore e popullsisë afër zeros për të tretin vit radhazi, lindjet më të ulëtat që nga viti 1934

12:59, 13/02/2023
A+ Aa A-

Shqipëria po përballet me një shtim të ulët natyror prej 3 vitesh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022, niveli i lindjeve ka qenë më i ulëti që nga viti 1934 e shkak për këtë është emigracioni i lartë.

Nga SYRI TV

Gjatë tre viteve të fundit,  Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore afër zeros, për shkak të vdekjeve të larta dhe rënies së lindjeve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, shtesa natyrore e vendit ishte vetëm 675 persona, më e ulëta historike, me përjashtim të dy viteve të pandemisë 2020-2021, kur kishte një numër të lartë vdekjesh. 2021-i është i vetmi në historinë e Shqipërisë me shtesë negative, ndërsa në 2020- shtesa ishte minimale prej vetëm 470 personash.

Në vend, gjatë 2022 lindën 23.6 mijë bebe, me rënie 13.5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është numri më i ulët i lindjeve të regjistruara ndonjëherë në vend, që nga viti 1934, kur raportohen të dhënat.

Ky tregues mat vetëm shtesën natyrore të popullsisë, ndërsa popullsia reale mund të jetë tkurrur më shumë për shkak të migracionit neto negativ, me ikjet e popullsisë, sidomos të të rinjve, që vitet e fundit janë përshpejtuar, raporton Monitor.

 Në vitin 2022, mosha mediane popullsisë arriti në 38.2 vjeç. Vala e re e emigracionit, që po përshpejtohet vitet e fundit pritet që ta përkeqësojë më tej këtë tendencë. OKB parashikon që në vitin 2055 mosha mediane e popullsisë të arrijë në 50 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco