Kraja: Rama ka përdorur SHBA-në për të fshehur shkeljet e tij

12:30, 13/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto Syri Tv ishte Akil Kraja anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Kraja është shprehur se Rama po mbrohet duke përdorur SHBA-të që të fshehë shkeljet e tij.

"Njëkomb i vogël si Shqipëria pavarësisht një historie të pasur dhe lokacioni gjeografik shumë të lakmuar është më fat që ka një partner strategjik si SHBA.

Shumë diktatorë, caris, erdoganist përdorin gjithmonë miqësitë me kombet e fuqishme që të fshehin shkeljet për të drejtat e njeriut, me institucionet dhe liritë ekonomike, ashtu si diktatori Hoxha ai njëherë lidhej me kinën njëherë me Rusinë deri sa ,mbetëm të vetëm.

Gjithmonë liderët politik që abuzojnë me kushtetutshmërinë, të drejtat e njeriut fshihen pas asaj thënies na ka thënë ai vëllai i madh që ndodhet në Amerikë. Rama ka tentuar që të abuzojë, gënjej dhe manipulojë opinionin publik shqiptar duke e shitur veten si një lider rajonal, mbrojtës i të drejtave dhe priste intelektual nga Afganistani ose të Opozitës Iraniane duke shkuar më tutje në promovimin e prindi1 ose prindi 2. Në këtë drejtim Rama e përdorte SHBA-në si mburojë për ti thënë që unë këtë po e bëj për ju.

Nuk mund të abuzohet me emrat e partneritetet strategjike kombëtare, Shqipëri-Amerikë- Shqipëri Europë është një histori shtet-formuese shekullore dhe nuk duhet që të lejojë që një njeri si Rama të abuzojë me këto."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco