Krimi imiton Ramën/ SHISH e policia në ndjekje të ‘armiqve të regjimit’

11:30, 13/02/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti tronditës kur hotel “Bizanti” në Sarandë hidhet në erë me tritol. Objekti 2-katësh bëhet shkrumb e hi brenda disa sekondave, teksa e gjithë zona mbulohet nga tymi.

Shpërthimi shkakton impakt të fortë në objektet pranë të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa banorët thanë se menduan se ishte tërmet.

Ndërkohë që krimi ka nën kontroll vendin, ashtu siç raportonte një media e madhe gjermane para pak ditësh, drejtori i ri i SHISH dhe ai i Policisë së Shtetit nuk kanë kohë që të luftojnë krimin dhe të sigurojnë qetësi për qytetarët shqiptarë.

Kjo për shkak se ata janë të zënë me përndjekjen e gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë të Edi Ramës.

Shumica e gazetarëve kritikë me qeverinë janë nën monitorim të vazhdueshëm se kë takojnë dhe ku shkojnë. Ata janë nën vëzhgim nga njerëzit e SHISH, të policisë, madje edhe nga militantë të PS.

Ndërkohë krimi ka kaluar në një fazë tjetër, këtë herë duke imituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Edhe ky i fundit përdor të njëjtën metodë për rivalët e tij: duke iu rrafshuar hotelet. Kështu veproi me hotelin e botuesit Irfan Hysenbelliu në momentin kur i doli kundër.

Tani që ka shpërthyer skandali McGonigal, Rama i ka vënë akoma më shumë nën kontroll mediat e tij, ndërsa për mediat opozitare po përdor SHISH dhe Policinë e Shtetit.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka njohur vetëm rënie në fushën e lirisë së medias, duke u renditur njësoj si juntat ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco