Mirëmëngjes nga Tirana-'Kryeqyteti i Rinisë'!

Mirëmëngjes nga Tirana-'Kryeqyteti i Rinisë'!

11:05, 13/02/2023
A+ Aa A-

Zjarr, tym, mbeturina, pluhur, prostitucion anash shkurreve dhe asnjë kusht me minimal të jetesës, në krahasim me çmimet e banesave, që janë afërsisht me ato të qyteteve evropiane, por me nivelin e pagave në Shqipëri, një çifti do ti duhej diku te 40 vite që të siguronte një strehë për kokën.

Kjo është e njëjta panoramë në çdo ditë të vitit në zonën e Kthesës së Kamzës, te kompleksi Malajzian i pallateve, pikërisht në hyrje të Tiranës aty ku ti merr kontaktin e parë më kryeqytetin. Ndoshta për një qytetar evropian, nëse përballet me këtë fenomen do të mendonte që do të ishte në një kryeqytet të botës së tretë, ku impakti i parë është përvijues i realitetit që e pret, nëse do të futet më thellë në qytet.

Por që mos zgjatemi, i njëjti përvijim është dhe në brendësi të Tiranës, ndërtime pa fund, rrumpallë, trafik, korsi për biçikleta dhe jo për ambulanca, nëse fjala kontrast i të vërtetës me atë që na serviret virtualisht do të kishte një formë dhe përmbajtje fizike, ajo do të merrte emërtimin ‘Tirana’.

Nëse kërkon të vërtetosh se ku po jeton dhe cilësinë e qytetit, ju sygjeroj që të ngjiteni në Dajt, atje do të keni një antonim të plotë mes realiteti dhe nuk duhet të shprehem me termin bajat propagandë, por të një kontrolli mendor në nivele të frikshme nga Veliaj dhe qeveria.

Ky fakt është ‘Pro Bono’ ose ‘Në të mirën e publiku’, dhe vetëm identifikimi i të tillë rasteve dhe trajtimi si duhet, pa ngjyrime të tepërta politike do ta zhvishte makinerinë e kontrollit mendor, që po përdor kryetari i bashkisë, e për pasojë ai do të ishte e zhveshur përballë realitetit dhe qytetarëve, se në qytetin tonë dhe të tyre nuk funksionon asgjë si duhet.

/Eraldo Stafuka- Syri.Net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco