Partia e Lirisë: Edi Rama është i pashpresë, Ndryshimi i Madh fillon sot!

Partia e Lirisë: Edi Rama është i pashpresë, Ndryshimi i Madh fillon sot!

09:21, 11/02/2023
A+ Aa A-

Partia e Lirisë do të jetë sot krah për krah me Partinë Demokratike në tubimin kombëtar që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 12:00.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, z. Tedi Blushi, deklaroi pak orë para tubimit se “uragani po vjen! Edi Rama është absolutisht i pashpresë! Ndryshimi i Madh fillon nga sot.”

Partia e Lirisë ka organizuar me strukturat e saj mbështetjen për protestën. Një thirrje e veçantë iu bëri dje, kryetari Ilir Meta, jo vetëm mbështetësve të saj, por të gjithë qytetarëve, duke renditur arsyet pse ata duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.

“Edi Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve, - tha Meta dje, -  por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare ndaj qytetarëve shqiptarë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco