Boçi thirrje shqiptarëve: Të gjithë në shesh! 11 shkurti një mision, Rama është armik i demokracisë!

Boçi thirrje shqiptarëve: Të gjithë në shesh! 11 shkurti një mision, Rama është armik i demokracisë!

21:06, 10/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti Luçiano Boçi, ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë për të protestuar nesër përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

Boçi gjithashtu shprehet se në gjithë këto vite opozita ka ndezur gjithnjë nervin e reagimit dhe ka organizuar protesta masive, ndërsa shton se 11 shkurti është një mision për shqiptaret pasi në pikëpyetje është e ardhmja e tyre.

Statusi:

Protesta si mision për çdo shqiptar

Në gjithë këto vite opozita ka ndezur gjithnjë nervin e reagimit dhe ka organizuar protesta nga më masivet që ka pasur Shqipëria. Kemi besuar dhe jemi përfshirë në çdo betejë që ka pasur në qendër të saj interesin e qytetarëve. Kemi denoncuar dhe faktuar nga dita e parë në opozitë se Edi Rama është një e keqe për fatet dhe të ardhmen e këtin vendi.

Të shtunën në orën 12:00 Partia Demokratike do të jetë në bulevard! Deputetë, demokratë, anëtarë, simpatizantë, qytetarë do t’i përgjigjen nesër një thirrjeje që tejkalon përmasat e një force politike!

11 shkurti është përtej një date! E nesërmja është një mision që shqiptarët duhet ta ndërmarrin sepse në pikpyetje është e ardhmja e tyre. Me aktin e tij për eleminimin e opozitës dhe Partisë Demokratike, Edi Rama e ka humbur të drejtën për të qenë kryeministër i këtij vendi! Për demokratët dhe shqiptarët Edi Rama është një armik i demokracisë!

Ejani të gjithë nesër në protestë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco