KAFE SHQETO/ Shehu: Pres reagim popullor për t’iu kundërvënë regjimit

KAFE SHQETO/ Shehu: Pres reagim popullor për t’iu kundërvënë regjimit

12:10, 09/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu shprehu sot dëshirën e tij, shpresat dhe besimin, për një zgjim të vëmendjes popullore për t’iu kundërvënë qeverisjes në pushtet, të cilën e etiketoi si regjim.

Në një diskutim që pati sot në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Shehu ndër të tjera përforcoi një mendim lidhur me protestën e thirrur nga opozita më 11 shkurt në Tiranë:

“Unë pres vetëm një shtim të interesit popullor për t’iu kundërvënë regjimit. Unë pres një forcë akoma më të madhe popullore për t’iu kundërvënë regjimit, sepse njerëzit po e kuptojnë dhe e kanë kuptuar qartësisht se ky regjin luftohet me kryengritja popullore, sepse ky regjim kërkon të godasë edhe atë që është tempulli i demokracisë – parlamentin, kërkon të shkatërrojë opozitën dhe kërkon të tjetërsojë opozitën.

Pra, në këtë mënyrë unë mendoj se njerëzit qartësohen më shumë për rolin e madh që kanë ata vetë në mbrojtjen e parlamentarizmit dhe të demokracisë shqiptare dhe është e drejta e tyre. Kjo lidhet dhe me të drejtat e tyre, me mirëqenien, me nivelin ekonomik, me nivelin social, lidhet me të gjitha...

Demokracia nuk është një fjalë ashtu në ajër, demokracia ka “këmbë” konkrete në terren, që lidhen  me interesat e çdo individi në vend,” nënvizoi deputeti. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco