VIDEO-SYRI TV/ Skandali me 'Aktivistin' e PS, publikohen bisedat: Kush refuzon, shkarkohet nga puna

18:01, 08/02/2023
A+ Aa A-

Punonjësit e administratës publike po detyrohen nga drejtuesit e tyre që të shkarkojnë aplikacionin Aktivist 1, krijuar nga Partia Socialiste për të mbledhur vota. Disa biseda publikuar nga eksperti IT-s, Gent Progni, tregojnë se punonjësit e administratës kërcënohen me largim nga puna nëse nuk shkarkojnë aplikacionin.

Nga SYRI TV

Zbardhen të tjera detaje nga skandali ‘Aktivist1’ i krijuar nga Partia Socialiste, me të cilin i bën presion administratës publike dhe jo vetëm, të grumbullojë vota për zgjedhjet. Eksperti IT-së Gent Progni, ka publikuar dy biseda me punonjës të administratës në Tiranë dhe Berat, të cilët tregojnë se si drejtuesit e institucioneve po detyrojnë vartësit të shkarkojnë aplikacionin për të grumbulluar vota për Partinë Socialiste, dhe nëse refuzojnë, shkarkohen nga puna.

SINKRON

A- Doli lista e personave që kanë instaluar dhe përdorin aktivistin. Inshallah se gjej emrin tënd aty…

B- Ahahaha

A- Po se gjeta, muajin e parë të palestrës e ke nga unë…

B- Mos u lodh, na detyruan ta shkarkojmë

A- Serioo??

B- Mirë atë, po na monitorojnë sa pikë kemi. Aty se marr mundimin.

A- Jam shum i mërzitur dhe i fyer nga kjo gjë..

Një qytetar nga Berati tregon se motrës së tij që punon në një institucion po i bëhet presion që të shkarkojë aplikacionin, ose të largohet nga puna. Sipas bisedave të publikuara nga Gent Progni, punonjësve të cilët nuk grumbullojnë shumë pikë, u tërhiqet vërejtje për të arritur objektivat.

B- E njëjta gjë po i ndodh motrës time, është bërë me kacabunj. Me Detyrim!

A- Më vjen shumë keq, është tmerr. Çfarë ndodh nëse e refuzon?

B- Shkarkime normalisht. Atje ku punon ajo, as që intereson edhe nëse e shkarkojnë. Është detyrim dhe s`ka fare hapësirë për komente..

A- Kolegët e Presionojnë apo drejtorët?

B- Drejtori, s`ka lidhje kolegët. Biles bëjnë mbledhje…

A- Tmerr. Më vjen t`i hidhem në fyt nga urrejtja që më shkakton kjo formë presioni..

B- Sa pikë kanë mbledh të gjithë: Kush ka më pak i ngrihet zëri. Pse kaq, pse jo më shumë, më zhgënjeve, Jepi mblidhi..

A- Në Tiranë ky muhabet?

B- Po po, nuk ka çfarë të bëjë, i duhet vendi punës…

A- A mund ta ndaj me miqtë e mi këtë bisedë. Pa foto, emër tëndin?

B- Po patjetër, veç pa emër pa gjë.

A- Absolutisht!

Një ditë më parë u publikua lista me rreth 90 mijë emra qytetarësh shqiptarë dhe vendet e tyre të punës, të cilët kanë pranuar të shkarkojnë aplikacionin Aktivistin, për të grumbulluar vota për Partinë Socialiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco