Prokurorë të SPAK, gjyqtarë, policë, mjekë e mësues/ Zbulohet lista e plotë e 'Aktivistëve', i detyrojnë t'i bëjnë 'Like' Edi Ramës

Prokurorë të SPAK, gjyqtarë, policë, mjekë e mësues/ Zbulohet lista e plotë e 'Aktivistëve', i detyrojnë t'i bëjnë 'Like' Edi Ramës

21:43, 07/02/2023
A+ Aa A-

Skandali ndjek skandalin. Nga patronazhistët te aplikacioni 'Aktiv1st'.

Edi Rama nuk ndalet në përpjekjen e tij të çmendur për të patur nën kontroll çdo gjë, edhe lirinë dhe veprimin e qytetarëve, pasi ka shtënë në dorë çdo institucion dhe zyrë të shtetit. 

Kjo ishte e parashikueshme deri diku, pasi alarmi për rrëshqitjen në totalitarizëm ka kohë që është lëshuar. 

Syri.net ka siguruar të plotë listën e Aktiv1stëve që kontrollon Edi Rama. Mijëra punonjës të administratës janë detyruar të përdorin aplikacionin. 

Skandali bëhet edhe më i madh kur në zbulohen emrat e njerëzve të drejtësisë dhe policisë së shtetit si aktivistë të Edi Ramës. 

Pjesë e aplikacionit janë gjyqtarë, prokurorë në rrethe, por edhe njerëz që përbëjnë SPAK-un e lavdëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim si i pamanipulueshëm dhe i pavarur politikisht. Në fakt e kundërta po faktohet çdo ditë e më tepër. 

Pjesë e listës janë 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë të cilët kanë shkarkuar aplikacionin.

Image

Në listë janë punonjës të Policisë së Shtetit, ndër ta funksionarë të lartë të drejtorive në Tiranë dhe qarqe. 

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi e kanë shkarkuar gjithashtu këtë aplikacion.

Mjekë, infermierë apo dhe mësues janë pjesë e strategjisë së gjurmimit nga PS. Gjithashtu, lista përbëhet nga punonjës të tatimeve, doganave etj.

Nuk mungojnë as të punësuar në sektorin privat të cilët i kanë detyruar të jenë pjesë e aplikacionit Aktiv1st-i të PS, ku shtrëngohen t'i bëjnë Like, Share dhe komente Edi Ramës për postimet që shpërndan në rrjetet sociale.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco