Peka: Do apo nuk do, SPAK do ta hetojë Ramën, do të bashkëpunojë me FBI-në

21:25, 07/02/2023
A+ Aa A-

‘SPAK, apo nuk e do,  do ta hetojë Ramën dhe për këtë gjë do të bashkëpunojnë me FBI-në’.

Deklarata është bërë nga Avenir Peka në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV. Sipas Pekës, përveç bashkëpunimit të SPAK me FBI, edhe parlamenti shqiptar do të bashkëpunojë me Kongresin e SHBA-së, për akuzat ndaj Edi Ramës.

‘Edi Rama është njeriu që shpenzon më shumë për lobingje. Edi Rama operon në dy nivele. Në atë strategjik dhe taktik. Në atë strategjik operon me Xhorxh Sorosin. Por Sorosi nuk merret me të pabërat e përditshme të Ramës, por me ato çështje vizionare.

Në nivelin taktik, Edi Rama ka punuar si në rastin konkret. Por nuk është vetëm ky rast. Rastet e lobimit të Ramës janë pafund. Edi Rama ka shpenzuar në 10 vite, dhjetëra miliona euro dollarë lobingje, jo vetëm në Uashington, por edhe në Bruksel, Paris, Romë, Londër. Rasti konkret tregon se Rama nuk ka operuar vetëm me lobingje, por edhe me korrupsion, si në rastin McGonigal.  

Të gjithë këta persona të përfshirë me Edi Ramën, janë të ndyrë në korrupsion. Unë nuk e di, a ku prek Rama ndyn, apo është i zoti të mbledhë sojin e vet.

Kjo ngjarje politikisht është më e rëndë në Uashington se në Tiranë. Në Tiranë ne kemi kryeministrin, por në Uashington, ka nisur një komision hetimor nga kongresi amerikan. FBI ka punën e vet, kongresi amerikan ka punën e vet në aspektin politik. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri, do apo nuk do SPAK do të hapë një çështje ndaj tij.

Ashtu siç do vijë momenti, SPAK do të bashkëpunojë me FBI, edhe po nuk deshi SPAK do e detyrojë FBI, sepse një pjesë e veprave penale janë bërë në Tiranë. Kështu siç do të bashkëpunojë SPAK me FBI, do të bashkëpunojë edhe parlamenti shqiptar me kongresin amerikan.

Kjo çështje është sa ligjore dhe sa politike’, - theksoi Avenir Peka në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco