Caka: Rama s’është më kryeministër! Vështirë ta hetojë SPAK

Caka: Rama s’është më kryeministër! Vështirë ta hetojë SPAK

17:08, 07/02/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se Edi Rama nuk ndihet më kryeministër i Shqipërisë, për sa kohë që s’del të japë llogari mbi çështjen ‘McGonigal’ për të cilën është ‘tmerrësisht i implikuar’.

Ajo u shpreh skeptike nëse do të pranohet ngritja e një Komisioni Hetimor, por vuri në dukje se sidoqoftë faktet do të dalin nga SHBA-të. Caka dyshon që do të ketë një hetim nga SPAK mbi lidhjet Rama-McGonigal, për sa kohë që flitet se vetë prokurorë janë takuar me ish-zyrtarin e FBI.

Lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Caka tha:

E rëndësishme është që mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, mes Shqipërisë dhe BE-së, do ishte mirë që Shqipëria të kishte marrëdhënia të mira diplomatike. Mua s’më interesojnë marrëdhëniet personale të kryeministrit, por marrëdhëniet dypalëshe. Ajo që ka ndodhur me rastin McGonigal, është një krisje e këtyre marrëdhënieve, sepse s’është e paktë që një kryeministër të korruptojë një zyrtar të lartë të FBI-së. Përfitimet e tij personale janë parë. Ka pasur një marrëdhënie biznes kriminal me çështjen e ‘non gratave’, që u kthye në gjobvënie. Ka pasur një marrëdhënie personale të jashtëligjshme duke e trajtuar Shqipërinë si pronë private’.

Duke folur për faktin që Ambasada Amerikane s’e ka komentuar skandalin, duke u shprehur se i ka adresuar pyetje Departamentit të Drejtësisë, Caka u shpreh:

Mendoj që është plotësisht në të drejtën e ambasadës amerikane të këtë lloj komunikimi. Me të marrë informacionet besoj që do ketë edhe një komunikim, dhe uroj të ketë një komunikim nga ambasada e SHBA-ve’.

Caka tha se nuk ekzistojnë dokumentet, pasi raporti Rama-McGonigal ishte tërësisht personal dhe korruptiv.

Nëse do kishte një dokument, s’do ishte e nevojshme që ky njeri të korruptohej. Nëse do kishte prova dhe fakte për të nisur dokumente, nuk do ishte nevoja të ndërfutej në marrëdhënie personale. Pikërisht pse s’ka pasur dokumente, prandaj është korruptuar ky zyrtar. Ka qenë një marrëdhënie personale, e verifikuar me dëshmitarë, me hetime. Me shumë të drejtë them se s’ka dokumente sepse s’ka qenë një marrëdhënie institucionale mes tyre. Marrëdhënia personale është shfrytëzuar maksimalisht nga Rama për përfitime të tij. Kjo përmendet në akt-akuzë. Nuk është vetëm shpërdorimi i detyrës dhe sulmi ndaj opozitës, është trajtimi i zyrës së tij ku mund të kaloj pa asnjë lloj filtri çfarëdo lloj krimineli dhe individi, dhe vendi ynë trajtohet si pronë private’.

Duke folur mbi interpelancën e munguar, Komisionin Hetimor dhe mundësinë e hetimeve nga SPAK, Caka tha:

Më thuaj një rast të vetëm që ky individ i gjendur përballë akuzave kaq të forta, ky njeri të jetë përballur jo me opozitën, por edhe me gazetarin më të ri në profesion. Ky edhe kur firmos vetë, thotë përgjegjësia penale është individuale. Edhe kur i dalin fakte kaq të rënda ky përsëri s’mban përgjegjësi. Edi Rama s’është më kryeministër për sa kohë nuk del të japë llogari dhe ky njeri është tmerrësisht i implikuar në këtë çështje.  Ky njeri ka detyrimin të dalë para Parlamentit, para deputetëve. Ai s’e ndjen më veten kryeministër të shqiptarëve, ka marrë fund edhe deliri i tij i madhështisë. Komisionet Hetimore jo gjithmonë s’prodhojnë pasoja. Ka pasur edhe raste kur në përfundim të komisioneve hetimore, mund të ketë pasur detaje që mund të ketë qenë detaje iniciuese për hetim penal. Të zhvilloheshin hetime edhe në Shqipëri. Ti tregojmë SHBA-ve dhe shqiptarëve që kemi një Parlament që funksionon. Një komision hetimor është detyrim kushtetues, do të duhet të ngrihet në çfarë do rasti. I trembet komisionit hetimor, i trembet fakteve dhe provave që do dalin. Edhe nëse s’do ketë vullnet politik për ta ngritur atë komision hetimor, do t’i dalin faktet nga mediat ndërkombëtare, nga prokurorët amerikanë. E di edhe ai vet që s’ka nga ia mban.  Dyshoj që do nisë një hetim nga SPAK për sa kohë që edhe prokurorë të SPAK-ut janë takuar me këta individit që i ka prezantuar Rama. E shoh shumë të vështirë që SPAK të jetë e pavarur, aq më tepër në këtë rast. Ne kemi parë raste më të parëndësishme ku SPAK s’ka treguar integritet. Jo më në këtë rast ku ndoshta janë përfshirë vet në disa takime’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco