Intervista e ish-të dashurës së McGonigal/ Berisha: Allison e vendosi gishtin mbi kryemafiozin Edi Rama

Intervista e ish-të dashurës së McGonigal/ Berisha: Allison e vendosi gishtin mbi kryemafiozin Edi Rama

12:24, 06/02/2023
A+ Aa A-

Në konferencën për shtyp të ditës së hënë, kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi intervistën e mbrëmshme të ish-të dashurës së Charles McGonigal, Allison Guerriero.

“Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna të ish-të dashurës së McGonigal, pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Allison, gishtin e vendos mbi Edi Ramën.

Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euronews, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.

Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.

Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë.

Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë.

Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco