Deputetët e opozitës: Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin jo i sinqertë

Deputetët e opozitës: Qëndrimi i Kurtit për Asociacionin jo i sinqertë

10:34, 05/02/2023
A+ Aa A-

Deputetët e partive opozitare kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ketë bashkëpunim më të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë kohëve të fundit kryeministrit Kurti po i kërkohet me ngulm themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha për KosovaPress se Qeveria duhet ta nxjerrë një alternativë tjetër nga ajo që është parë deri tash për Asociacionin.

“Në këtë rast Asociacioni është çështje që duhet ta marrë përgjegjësi Qeveria e Kosovës. Ne e dimë që Qeveria duhet ta nxjerrë një statut në mbledhjet e saj për Asociacionin, i cili duhet të jetë në harmonizim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Beqa.

Prandaj, ai kërkon që Qeveria duhet të ketë alternativa, duhet të ruajë partneritet me miqtë ndërkombëtarë, me SHBA-të dhe me BE-në.

“Duhet të jetë e sinqertë dhe transparente për qytetarët e Kosovës dhe jo të krijojë këso situata dhe në fund të veprojë ndryshe. Mendoj se qëndrimi i Kurtit sa i përket Asociacionit nuk është i sinqertë”, shtoi ai.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, theksoi se ekzekutivi duhet të dalë përballë këtyre proceseve, derisa shtoi se duhet të ketë kujdes në raport me ShBA-në.

“Kurti duhet të dalë përballë këtyre proceseve të vendit tonë. Çdo proces që ka të bëjë me shtetin e Kosovës, kryeministri duhet të dalë me një përgjigje se çfarë do të veprojë me çështjen e Asociacionit. Pra, puna i mbetet kryeministrit, pasi ka 51 për qind”, theksoi Krasniqi.

Për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijajn, kryeministri Kurti ka bërë veprime të gabuara duke rrezikuar sigurinë e vendit.

“Është propozuar një draft, Qeveria duhet të ulet, ta analizojë dhe duhet të shohë a është në frymën e Kushtetutës së Kosovës dhe a preket Kushtetua, sepse edhe kur është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, ne e kemi dërguar në Kushtetuese dhe ka dhënë disa verdikte që ka pas shkelje të Kushtetutës në atë marrëveshje”, shtoi ajo.

Kadrijaj tha se mungesa e një ftese për ekzekutivin për Lutjet nacionale të Mëngjesit në Uashington është një shenjë që raportet “lënë për të dëshiruar”.

“Vet fakti që jashtë shtetit, tash në Lutjet e Mëngjesit kanë udhëtuar të gjithë liderët e partive politike por edhe deputetë të partive politike dhe mos ftesa për Qeverinë lë për të dëshiruar për këto raporte me SHBA”, shtoi Kadrijaj.

Më 2 shkurt, Kurti ka thënë në Kuvendin e Kosovës se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i mundshëm, por ka përmendur 6 parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco