Arjan Hoxha: ‘The Final Countdown’ ka filluar, Rakipi i ka ditët e numëruara, 14 maji po vjen shpejt

Arjan Hoxha: ‘The Final Countdown’ ka filluar, Rakipi i ka ditët e numëruara, 14 maji po vjen shpejt

17:43, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha ka zhvilluar takime elektorale me banorët e Bathores në vijim të fushatës zgjedhore të 14 majit.

Hoxha është shprehur se, nga takimi me banorët është njohur me problemet dhe hallet që nuk po gjejnë vend në bashki për ti adresuar.

Sipas tij Kamza është lënë pas dore nga kryetari i emëruar i Ramës, ku prioriteti kryesor i tij nuk janë punët në shërbim të qytetarëve, por mbushja e xhepave, pasi është në ditët e fundit të drejtimit të baskisë.

Postimi i Hoxhës:

Na mblodhën hallet dhe shpresa se më e mira do të bëhet.

Gjatë takimit me grup seksionin Nr.2 në Bathore bashkë-biseduam se si do të punojmë në të mirën e zonës kur bashkia e Kamëz të rikthehet në normalitet pas 14 majit.

Me keqardhje pranuam se kjo zonë është lënë pas dore dhe në harresë nga i emëruari dhe migranti i Ramës, ‘Rakip Leku’.

‘The Final Countdown’ ka filluar, protesta e 11 shkurtit do të jetë uragan i cili do të marrë përpara të gjitha mbeturinat që po e gërryejnë përditë këtë vend.

Të bashkuar drejtë një qëllimi: ‘Ta bëjmë Kamzën dhe Shqipërinë më të mirë ‘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco