Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Edhe firma e Bardhit për hetimin Rama-McGonigal, Boçi: Janë sinjale, dëshirë politike për të qenë bashkë

Edhe firma e Bardhit për hetimin Rama-McGonigal, Boçi: Janë sinjale, dëshirë politike për të qenë bashkë

11:54, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi, e ka parë si sinjal pozitiv për bashkimib në e PD-së, faktin se për komisionin hetimor Rama-McGonigal kanë firmosur edhe deputetë që ishin kundër grupit më të madh, anëtarëve të Rithemelimit. Boçi theksoi se “në PD ka mendime të ndryshme, por nuk ka qëllime të ndryshme.”

Pyetja: Z. Boçi, tek firmat që janë mbledhur për ngritjen e këtij komisioni, janë edhe firmat e z. Bardhi dhe të deputetëve të tjerë që kanë mbajtur një qëndrim ndryshe. A janë këto sinjale bashkimi para zgjedhjeve?

Boçi: Sigurisht, këto janë sinjale dhe shprehin atë dëshirën politike për të qenë bashkë, pjesë e refleksionit të instiktit politik të çdo deputeti për të qenë një, në luftën përballë atij që konsiderohet dhe kundërshtari ynë i përbashkët. Ne duam që raste të tilla të bashkëpunimit të jenë në vijimësi, pasi në PD është e vërtetë, ka mendime të ndryshme, por nuk ka qëllime të ndryshme. Qëllimi ynë është i qartë, betejë frontale me këtë mazhorancë arrogante, që siç vërtetohet kërkon të eliminojë pluralizmin, sistemin demokratik. Është detyra jonë, e çdo deputeti, e çdo opozitari, e çdo qytetari që të mbrojë vlerat politike, vlerat e sistemit të mbrojë demokracinë.

Pyetje: Z. Boçi, pse mendoni që PS do të ndryshojë qëndrim për ngritjen e komisionit hetimor në këtë rast, duke parë edhe mesazhet e dhëna që duken pesimiste në këtë drejtim?

Boçi: Unë nuk mendoj, unë them se do të detyrohet! Do të kërkoj me forcë zbatimin e rregullores së Kuvendit dhe nuk pres “haleluja” që ata të ndryshojnë mendim dhe unë të jem i kënaqur. Duhet të zbatohet pikë për pikë rregullorja e Kuvendit, është detyrim ligjor dhe kushtetues. Dhe këtu është ajo shpresa ime dhe besimi im se duhet të zbatohen ligjet e shtetit shqiptare, ligjet e miratuara nga vetë Kuvendi, rregullorja – “Kushtetuta” e vetë Kuvendit   dhe ligji për komisionet hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco