Berisha përgëzon deputetët e PD: Parlamenti, Shqipëria, e kanë jetike betejën për përmbysjen e Edi Ramës!

Berisha përgëzon deputetët e PD: Parlamenti, Shqipëria, e kanë jetike betejën për përmbysjen e Edi Ramës!

14:12, 02/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot në mesditë, Grupin Parlamentar të PD-së, të cilin e përgëzoi për qëndrimin që mbajti në Kuvend. Nga ana tjetër, Berisha bëri një premtim para qytetarëve shqiptarë se PD-ja do ta vazhdojë betejën e saj për qytetarët dhe se kryeministri Edi Rama nuk është tjetër politikisht, përveçse një kalbësirë

“ Së pari, - tha Berisha, - dua t’ju përshëndes përzemërsisht për qëndrimin tuaj të përgjegjshëm dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm sot në Parlament, por edhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, para zgjedhësve shqiptarë, se Partia Demokratike nuk e lëshon atë parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja!

Ajo çka ndodh dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës apo të themi, kupola e krimit dhe e drogës, sepse s’mund t’i barazoj të gjithë deputetët socialistë që janë aty me një grup kriminelësh të tipit Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri. Nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, gjersa nënshtrohen, gjersa nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet, fshihet prej tyre, fshihet para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajse përveçse doli për aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike, këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është thjesht absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet, në asnjë mënyrë, të të ketë  vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco