SYRI TV/ Ish-kreu i KQZ flet për regjistrimin e PD, Kume: Gjykata po e mban peng

13:41, 02/02/2023
A+ Aa A-

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, shprehet se gjykata po mban peng çështjen e vulës së Partisë Demokratike, për të mos lejuar futjen e saj në zgjedhje. Kristaq Kume shprehet gjithashtu se votimi elektronik është i kushtueshëm dhe nuk jep garanci.

Nga SYRI TV

Ndërkohë që ethet zgjedhore po afrohen, pjesëmarrja e Partisë Demokratike në to është ende në diskutim, sa kohë gjykata nuk ka dalë me një vendim zyrtar mbi lidershipin e saj.

Sipas ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, grupi i Rithemelimit rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk paraqitet në KQZ me vendimin e gjykatës.

Në një intervistë për emisionin "Kafe Shqeto", Kume tha se kjo e fundit po e mban peng enkas atë.

Çështja e Partisë Demokratike, sipas zotit Kume, është lehtësisht e zgjidhshme. Nëse gjykata dhe Lulzim Basha do të vijojnë të mbajnë peng PD-në, i takon grupit të minorancës të pranojë zgjedhjet e grupit të Rithemelimit brenda partisë për të shkuar në votime me kandidatët e primareve.

Ish-kreu i KQZ ka komentuar gjatë bisedës edhe vendimin për të pilotuar votimin dhe numërimin elektronik edhe në dy bashki të tjera pas Vorës, në Kamëz dhe në Elbasan. Sipas tij, përveçse një proces i kushtueshëm, ai nuk garanton garanci maksimale për ruajtjen e votës dhe e konsideroi këtë, si një paaftësi të forcave për të menaxhuar procesin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco