Rama i tmerruar nga afera McGonigal, rrethon deputetët e opozitës me policët e Çuçit

13:33, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe nënkryetari Luçiano Boçi kanë denoncuar një tjetër skandal që ka ndodhur gjatë seancës së tensionuar plenare ditën e sotme në Parlament.

Pas daljes nga Parlamenti, Vokshi dhe Boçi kanë filmuar se si Rama, i tmerruar nga deputetët e opozitës, kishte rrethuar godinën e Parlamentit me policët e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Kryeministri Edi Rama nuk u paraqit në Parlement për të përmbushur detyrën e tij ligjore, pas interpelancës së thirrur nga opozita dhe mocionit me debat, për të shpjeguar lidhjen e tij me aferën McGonigal e cila ka tronditur jo vetëm Shqipërinë por edhe aleatin tonë strategjik ShBA-në.

Rama si një burracak, e kishte deleguar përgjegjësinë e tij te ministra e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila mori përsipër ta mbronte shefin e saj nga afera ndërkombëtare me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, edhe me ndihmën e Policisë së Shtetit në krahë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco