VIDEO-SYRI TV/ Çuçi ‘rrëzon’ Ramën dhe Ballën: Marrëdhëniet i kemi me FBI-në, jo me emra të përveçëm

18:11, 01/02/2023
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka hedhur poshtë zërat brenda mazhorancës se takimet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal kanë qenë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm duke ju përgjigjur pyetjeve të SYRI TV, ka përgënjeshtruar deklaratat e disa përfaqësuesve të mazhorancës, në lidhje me fokusin e takimeve që ish-shefi i kundërzbulimit ka zhvilluar në Shqipëri.

I fundit që artikuloi se takimet me McGonigal kanë qenë për çështje zyrtare ishte kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Por Çuçi deklaroi se takimit me McGonigal nuk kanë pasur lidhje me bashkëpunimin e policisë dhe FBI-së, për shkak se kjo marrëdhënie është institucionale.

Ndërkohë, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e pyetur për pagesat që kanë marrë ish zyrtaret e lartë të FBI-së, nga qeveria shqiptare, nuk pranoi të japë një përgjigje konkrete.

Vetëm një nga kontratat e zbuluara, mes qeverise shqiptare dhe Lou Bladel, arrinte në vlerën e 375 mijë dollarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco