KAFE SHQETO/ Kosteri: Gjykatat u mbyllën se nuk ka burime njerëzore

11:32, 01/02/2023
A+ Aa A-

Nga sot, 1 shkurt 2023 futet në fuqi harta e re gjyqësore. KLGJ u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe, dhe duke nisur nga sot ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” , për të treguar shkaqet që çuan qeverinë në marjen e këtij vendimi ishte Anton Kosteri, kreu i Dhomës së Avokatisë në qytetin e Shkodrës. Ai theksoi e mbyllja e gjykatave u bë kryesisht për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

“Të gjitha këto, pra 180 faqe sa ka bërë projekt-plani i 'Këshilli të Lartë Gjyqësor' tregojnë se janë një mijë arsye për mbylljen e këtyre gjykatave. Duket sikur të gjithë këto, pra ky organizimi po bëhet për t’i ardhur në ndihmë publikut, por në fakt nuk është e vërtetë. E vërteta është mungesa e burimeve njerëzore dhe e gjyqtarëve të cilët i kanë gjetur të papërgatitur organet e qeverisjes në drejtësi.

Sidoqoftë sot nuk jemi më për të qarë. Ajo që është thënë, është thënë. Ne e kemi bërë propozimet tona dhe kemi protestuar duke bërë gjithçka është e mundur për ta kundërshtuar këtë hartë. Problemi është këtu, sot kemi vetëm një Gjykatë të Apelit në të gjithë Shqipërinë, janë 24 gjyqtarë të cilët në këtë ditë që po flasim kanë vetëm 6 salla, pra janë 8 trupa gjykues që kanë vetëm 6 salla në Gjykatën e Apelit.

Pra, kjo do të thotë se këta 8 trupa gjykuese nuk kanë mundësi që të gjykojnë njëkohësisht sepse ka ikur koha e gjykimeve në zyrë. Gjykimi duhet të jetë solemn dhe duhet të zhvillohet në sallë siç e thotë edhe dispozita e Kodit të Zyrave Civile”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco