Skandali Rama-McGonigal/ Gazetari: Estradë me buxhet 400 milionë euro

Skandali Rama-McGonigal/ Gazetari: Estradë me buxhet 400 milionë euro

08:54, 01/02/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Gazment Bardhi i çon SPAK-ut padinë që të hetojë çështjen e Charles McGonigal.

SPAK i thotë me sill pak aktakuzën amerikane. Aktakuzën e ka parë gjithë bota, është në internet dhe gjendet për një sekondë me vetëm një klik, edhe nga celulari.

Ca stili është ky?

Dumani paska humor të hollë, por shumë të shtrenjtë. Reforma në drejtësi ka vajtur më shumë se 400 milionë euro deri tani. Që të bëjë SPAK-u humor si estrada e Ballshit.

Mirë vetë nuk zbuloni dot asgjë se gjithmonë m*ti plas andej jashtë dhe i vjen era këtu tek ne. Por të paktën kur i zbulojnë të tjerët andej, bëni dhe ju sikur nuk po e hani bukën kot.

Ja, shumë thjesht. Hyn në Google. Pastaj tek search-i shkruan; Mcgonigal, Edi Rama, justice gov. Kaq duhet dhe u del aktakuza aty naaa.

Mbajeni mend për herën tjetër se kaq prapësira sa kanë bërë këta, kanë për të plasur prapë dhe shume sqolla të tjera andej jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco