SYRI TV/ Vijon protesta e banorëve të Bërxullës, përplasje mes policisë dhe banorëve

14:27, 29/01/2023
A+ Aa A-

Me tensione të shumta është shoqëruar protesta e banorëve të Bërxullës këtë të diel, pasi policia i ka larguar me forcë nga rruga e Rinasit të cilën e bllokuan në shenjë revolte. Me thirrje për mbrojtjen e tokave dhe pronave, banorët bënë me dije se nuk tërhiqen nga protestat, teksa listuan paligjshmëritë e projektit të autostradës Thumanë-Kashar.

Nga SYRI TV

Banorët e Bërxullës kanë vijuar protestat edhe këtë të diel për mbrojtjen e tokave dhe pronave që do të shemben nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar. Fëmijë e të moshuar bllokuan për disa minuta rrugën e Rinasit si shenjë revolte ndaj qeverisë, që sipas tyre po u vjedh pronat. Kjo shkaktoi tensione e përplasje me policinë, të cilët i larguan me forcë banorët për të zhbllokuar aksin rrugor. 

Banorët kanë listuar shkeljet dhe paligjshmëritë që sipas tyre po kryhen për realizimin e projektit, duke shprehur mosdakordësinë edhe për dëmshpërblimin e ulët që u ofrohet.  

Prej 4 muajsh banorët e Bërxullës vijojnë protestat duke bërë thirrje për vlerësimin e tokave dhe transparencën e projektit. Të paktën 22 banesa dhe dhjetëra hektarë tokë preken nga projekti ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco