Korruptoi zyrtarin e FBI/ Zhduket Edi Rama, anulohet takimi me ambasadorët e BE

Korruptoi zyrtarin e FBI/ Zhduket Edi Rama, anulohet takimi me ambasadorët e BE

17:43, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është në qendër të ciklonit politik dhe presionit të opinionit publik, pasi akuzohet nga hetimet amerikane se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, për të goditur opozitën dhe Partinë Demokratike. 

Skandali Rama-McGonigal është lajm i ditës jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato amerikane e ndërkombëtare. Në SHBA po flitet gjithnjë e më shumë për dorëheqjen e drejtorit të FBI, pasi skandali që ka shpërthyer brenda Byrosë së Hetimit është më i madhi në historinë e kësaj strukture që heton dhe godet krimin e korrupsionin në SHBA dhe jo vetëm. 

Ndërsa Edi Rama ka zgjedhur t'i fshihet syrit kritik të opinionit publik, duke u zhdukur nga ekranet prej disa ditësh. Madje edhe në daljen e fundit ditën e martë ishte i nxirë në fytyrë, duke reflektuar gjendjen e rënduar psikologjike në të cilën ndodhet. 

Hetimet amerikane për pagesat 225 mijë dollarëshe të Edi Ramës ndaj Charles McGonigal pritet të thellohen e më tej e nuk është çudi që skandali të marrë përmasa edhe më të mëdha. Por nuk është vetëm McGonigal. Edi Rama ka paguar me 375 mijë dollarë edhe paraardhësin e tij Lous Bladel

Në këto kushte, Edi Rama ka vendosur të fshihet. Eksporta e tij, si rrallëherë, nuk duket nëpër Tiranë, dhe as në aksin Surrel-Tiranë nuk ka prezencë policie çuditërisht, që do të thotë se Rama nuk është as te shtëpia e tij. Dyshimet janë se mund të ketë udhëtuar jashtë vendit për të marrë direktivat e veprimit nga Soros Jr.   

Dyshimet për zhdukjen e Edi Ramës përforcohen edhe më pasi Syri.net ka mësuar se kryeministri ka anuluar një aktivitet me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë i planifikuar të zhvillohej ditën e shtunë, 28 janar 2023, ku do të prezantohej strategjia e re kombëtare për rrugëtimin europian të Shqipërisë. 

Siç njofton Kryeministria, evenimenti do të shtyhet për një datë tjetër, për shkak të angazhimeve të papritura në axhendën e kryeministrit.

"Për shkak të disa angazhimeve të papritura në axhendën e kryeministrit, aktiviteti i prezantimit të strategjisë së re kombëtare për zhvillimin dhe integrimin europian 2022-2023 është shtyrë për një datë të mëvonshme. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të shkaktojë kjo dhe kërkojmë mirëkuptimin tuaj", thuhet në njoftimin e zyrës së protokollit të Kryeministrisë.  

Image

Siç duket edhe nga agjenda e programit të kësaj konference, gjithçka ka qenë gati dhe Edi Rama do të mbante fjalim në dy sesionet e konferencës 25 minuta dhe 10 minuta. Folës të tjerë do të ishin Ilir Beqaj, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Mirela Kumbaro, Mirlinda Karçanaj, Frida Krifca, Ulsi Manja etj. Në këtë takim do të merrte pjesë edhe trupi diplomatik i BE në vendin tonë, ambasada e SHBA, përfaqësues nga Banka Europiane për Investime, Banka Botërore etj. Pra, gjithçka ka qenë gati dhe e organizuar, por shpërthimi i skandalit bëri që Edi Rama ta anulojë. 

Image

Image

Në këtë takim do të merrte pjesë edhe trupi diplomatik i BE në vendin tonë, ambasada e SHBA, përfaqësues nga Banka Europiane për Investime, Banka Botërore etj. Duke anuluar takimin, Rama ka shmangur ballafaqimin me trupin diplomatik të cilit sigurisht që do ta shihnin me dyshim çdo fjalë që ai do të shqiptonte në këtë tryezë me fokus integrimin europian. 

Kujtojmë që kryeministri anuloi edhe një takim në Vlorë dhe arsyet nuk u mësuan asnjëherë. 

E vërteta është se kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e një megaskandali me përmasa ndërkombëtare, aq sa mediat e kanë quajtur 'Rama-Gate' dhe sa kohë po trajtohet si i tillë, fundi i tij është i ditur botërisht. 

Ditët dhe orët që po kalon në arrati nuk e ndihmojnë aspak kreun e qeverisë, përkundrazi pozita e tij përkeqësohet gjithnjë e më shumë sa herë publikohen nga drejtësia amerikane fakte korruptive nga afera me McGonigal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco