Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

'Zhduket' Edi Rama/ Askush nuk e di ku ndodhet, bojkotoi seancën e rëndësishme të Holokaustit

'Zhduket' Edi Rama/ Askush nuk e di ku ndodhet, bojkotoi seancën e rëndësishme të Holokaustit

12:43, 27/01/2023
A+ Aa A-

Pas shpërthimit të skandalit McGonigal në SHBA, kryeministri Edi Rama u shfaq para medias vetëm në një mbrëmje, i zymtë dhe i shfaruar.

Por një ditë më parë, kur pritej seanca e rëndësishme e Kuvendit, ai u zhduk.

Rama nuk erdhi në Kuvend ku priteshin mesazhe të rëndësishme nga drejtuesit e Izraelit për Holokaustin.

Kryeministri, që nuk i humbet kurrë këto raste, mungoi edhe të premten në një tjetër aktivitet të rëndësishëm për Holokaustin, me zyrtarë dhe diplomatë të rëndësishëm.

Por ku ndodhet kryeministri dhe pse është zhdukur ai?

Zyrtarisht nuk thuhet asgjë, edhe pse kanë qarkulluar disa lajme se ai është i sëmurë dhe nuk ka dalë nga shtëpia e tij në Surrel prej dy ditësh. Kjo teori nuk qëndron shumë, pasi të mërkurën ai nuk dukej se kishte probleme kur foli përpara gazetarëve nga selia e PS.

Të tjera burime thonë se ai mund të ketë fluturuar jashtë me çarterin e tij, me shpresën se lobistët e tij të rëndësishëm do i japin një dorë në mesin e këtij skandali. Edhe pse ishte paralajmëruar se Rama do shkonte në Vlorë, ai nuk është shfaqur.

Sido që të jetë e vërteta, kryeministri ka marrë një goditje shumë të rëndë, duke u bërë protagonist i skandalit më të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco