Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Çela: Hetimi në SHBA mbi skandalin 'Rama' u bë publik fillimisht në shtator 2022

Çela: Hetimi në SHBA mbi skandalin 'Rama' u bë publik fillimisht në shtator 2022

19:50, 26/01/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e ‘Orës 19’ në Syri Tv ishte Lindita Çela, gazetare, Rrjeti Global i Investigimit.

Çela është shprehur se hetimet mbi këtë skandal kanë nisur prej shumë muajsh dhe tani është komunikuar masa e arrestit, duhet të presim hetimin gjyqësore që fakte të reja të dalin  në dritë

"Prisja që sot pas bërjes publike të akuzave nga SHBA, politika mos të fliste. Dua të citoj se kjo ngjarje që ka dalë ditët e fundit, në fakt hetimet e para mbi agjentin e FBI kanë nisur që në vitin 2022 ku përfshiheshin edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Kjo ka qenë kohë e mjaftueshme që autoritetet shqiptarët të drejtësisë të nisnin një hetim mbi këtë skandal.

Debati publik që po zhvillohet ditët e fundit nuk ishte i  nevojshëm sepse të vetmit që duhet të flinin ishin autoritetet e drejtësisë dhe personat e përfshirë të ,mbanin përgjegjësi.

Janë anashkaluar të gjitha institucionet shqiptare sa i përket vizitës së ish agjentit të FBI Mc Gonigal. Hetimet kryesore janë në dy çështje kryesore është takime informate dhe marrja e parave të dyshimta.

Ajo që është bërë publike është vetëm masa e arrestit, ndërsa të gjitha hetimet nuk kanë dalë në shesh sepse do të jetë procesi gjyqësore që do  bëjë të gjitha zbardhjet e detajeve dhe provave që na lidhin me Shqipërinë dhe përfshirjen e tij këtu."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco