Kryemadhi: Hajduti ordiner i Tiranës shfajësohet si skuth, ka paguar miliona euro te kompani të panjohura

Kryemadhi: Hajduti ordiner i Tiranës shfajësohet si skuth, ka paguar miliona euro te kompani të panjohura

19:45, 26/01/2023
A+ Aa A-

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të Erion Veliajt të bëra ditën e sotme në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve.

Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj.

Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco