Murati: Edi Rama do ta minimizojë impaktin e dosjes McGonigal në Shqipëri

19:30, 26/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Taske Force’ në Syri TV me, Sonila Meçon për të diskutuar për skandalin Rama-Gate ishte kryeredaktori i ‘Gazetës Shqiptare’, Erli Murati.

Murati është shprehur se ky është një skandal i rëndë dhe Rama po përpiqet ta minimizojë, por në të vërtetë të gjitha mediat botërore e kanë si krye-lajmin e parë të tyre.

"Ai ka deklaruar se e ka takuar për qëllime private. Pse në këto takime ka marrë një  ish-agjent i sigurimit të shtetit dhe një person që Rama tallet se e kam pa pagesë, vullnetar. Të ishte  për pa pagesë ai këshillonte djalin e dajës dhe jo ramin, për më tepër ky këshilltar ka pasur pasaporte diplomatike. E treta ajo që më bëri përshtypje është deklarata e Ramës se ky zyrtar i ka marrë paratë borxh nga një shqiptar në Amerikë.

Më bën përshtypje mbrojtja që Rama i bën këtij zyrtari të FBI nëse ai nuk do të ishte i implikuar do të jetë pjesë e vendimit të gjykatës amerikane. Të gjitha indiciet janë që këto para janë të pista dhe para rryshfeti.

Edi Rama nxiton duke thënë se këto para janë borxh, edhe pa menduar keq faktet na tregojnë që kjo qeveri ka dështuar të bëjë transparencë. Sipas materialeve që ka publikuar VOA këtu kemi të bëjmë me një histori banale të trafikut të influencës. Këta njerëz kanë komplotuar për interesat e tyre private, mesa duket McGonigal ka pasur interesa financiare, Neza interesa biznesi dhe Rama inters politik.

Një pikë e paqartë që Rama nuk ka dhënë përgjigje është se përse stafi i tij në kryeministri ka ndihmuar një ish agjent për ti dhënë informacion kundër lobistit amerikan të PD në SHBA. Kjo është e lejuar që ta bëjë një patronazhit por nuk mundet që punonjësi që paguhet nga taksat tona të futet në një luftë politike mes dy palësh.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë Rama që kjo është një ‘Big Brother’ i foltores, ai dukshëm do ta minimizojë çështjes por mediat kryesore amerikane e kanë trajtuar këtë çështje.

Një nga akuzat kryesore që zyrtari i FBI marrëdhëniet e tij me Shqipërinë, në lidhje me takimet me Ramën, e dyta se ka marrë 250 mijë dollarë nga një ish agjent i sigurimit të shtetit dhe e treta është se udhëtimet e tij në tiranë nuk janë paguar nga FBI por nga agjentë të tjerë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco