Brisida Shehaj: Rama inkriminoi veten kur tha e kam patur Dorian Duçkën këshilltar pa pagesë

18:36, 26/01/2023
A+ Aa A-

Ish-drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj u shpreh në Task Force me Sonila Meçon se kryeministri Edi Rama duhet të hetohet nga prokuroria. 

Sipas saj, Rama inkriminoi veten kur tha se e kam patur këshilltar pa pagesë Dorian Duçkën. 

Shehaj tha se Duçka ka patur akses në të dhënat e shtetit dhe ka përdorur email qeveritar, pa patur një kontratë punësimi dhe certifikatë sigurie. 

"Nuk jemi në fazën hetimore, por janë ngritur akuzat. FBI nuk mund të hetojë për vepra të ndodhura në Shqipëri, por për veprat e ndodhura atje. Ajo që thotë Rama për Dorian Duçkën është absurde. Është e ndaluar me ligj që të ketë këshilltar pa pagesë. Mos harro të jesh brenda në Kryeministri, të aksesos dokumente të caktuara shtetërore është e ndaluar. Prandaj hedhim firmën kur marrim certifikatën e sigurisë, mbajmë përgjegjësi penale për çdo dokument që del në shesh. Ndërsa emaili zyrtar, që të hapet një email .gov.al, plotësohet një formular nga titullari më i lartë dhe i dërgohet i AKSH-it. Të hapet, duhet të gjendet kush e ka firmosur këtë formular dhe bazuar në, çfarë, sa kohë nuk ka një kontratë pune për këtë person. Kryeministri ka inkriminuar veten kur tha e kam këshilltar pa pagesë. Dorian Duçka dhe njerëzit që ka instruktuar, kanë aksesuar dokumente zyrtare. Një njeri i pa autorizuar, i pa punësuar në dokumente të klasifikuara", u shpreh Shehaj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco