Flamur Noka: Rama e tundi fort flamurin amerikan por investitor strategjik bëri rusin. Të dorëhiqet menjëherë

Flamur Noka: Rama e tundi fort flamurin amerikan por investitor strategjik bëri rusin. Të dorëhiqet menjëherë

19:09, 26/01/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas mungesës së kryeministrit në parlament sot që të japë llogari për skandalin, 'Rama-McGonigal'.

Noka është shprehur se Rama është kapur me fakte dhe ka thyer sanksionet e SHBA-ve.

Postimi i Nokës:

Sot beteja për dinjitet parlamentar

Kryeministri nuk u paraqit me dhënë sqarime për skandalin Rama-McGonigal që po bën xhiron e botës. Mediat botërore i kanë bërë jehonë 4 takimeve sekrete që kryeministri i Shqipërisë ka patur me zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

McGonigal në pranga ndërsa Rama në gjendje të lirë. Drejtësia shqiptare nën zero.

Rama i shpëtoi seancës së ballafaqimit me opozitën, si ai nxënësi i dobët që sëmuret para provimit.

Sot u fsheh por këtu është, s'ka ku të shkojë.

Të vërtetës botërore nuk i fshihet dot. Është kapur me fakte. Ka thyer sanksionet e SHBA-ve.

E tundi fort flamurin amerikan por investitor strategjik bëri rusin. Të dorëhiqet menjëherë!

Koha për pranga!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco