Berisha: Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës! Nuk ka alternativë tjetër!

18:41, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen e menjëhershme, pas zbulimit të skandalit me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal. 

Gjatë një konference urgjente për mediat, Berisha tha se opozita ka hyrë në betejën finale me Edi Ramën, duke paralajmëruar nisjen e protestave. 

Ai i kërkoi Edi Ramës në mënyrë të prerë largimin nga pushteti. 

"Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit", u shpreh Berisha. 

Sipas dosjes hetimore të FBI, Edi Rama akuzohet se ka paguar 225 mijë dollarë ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në New York, Charles McGonigal, i cili gjithashtu është vënë nën hetim nga drejtësia amerikane edhe për lidhje me oligarkët e Vladimir Putin, të cilët i favorizoi duke iu hequr sanskionet amerikane. 

McGonigal, kundrejt pagesave nga Edi Rama, kishte për qëllim të godiste përmes lobimit korruptiv në SHBA, Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco