Tensionet në Kuvend, Vasili: Lindita Nikolla një grua pa integritet, parlamenti është i 140 deputetëve

Tensionet në Kuvend, Vasili: Lindita Nikolla një grua pa integritet, parlamenti është i 140 deputetëve

17:59, 26/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në studion e News24 ka deklaruar se opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancën e sotme në Kuvend në mënyrë që t’i kërkohej llogari në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen McGanigal.

Ndër të tjera, Vasili u shpreh se ndërhyrja nga ana e Lindita Nikollës duke ju hequr fjalën e lirë deputetëve ishte e paprecedentë, pasi parlamenti është i 140 deputetëve.

“Absolutisht që gjithçka ishte jo vetëm e shmangshme por edhe e mundshme të zhvillohej normalisht, ishte parashikuar agjenda parlamentare dhe njëkohësisht kishte një kërkesë për praninë e kryeministrit pasi kanë ndodhur disa ngjarje tronditëse për tërë opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm, është një ngjarje e nivelit botëror, për lidhjen dhe të qenin e Edi Ramës pjesë e drejtpërdrejtë e një ngjarjeje të tillë.

Dhe për një shkallë kaq të lartë korruptimi, veprimtarie mafioze që shtrihet në shumë drejtime ku kryeministri shqiptar për herë të parë në historinë besoj edhe të Amerikës, përmendet 14 herë në akt-akuza, me 9 akuza, po e theksoj nëntë akuza sepse propaganda e Ramës po priqet të thotë se janë dy të tilla.

Ai rrezikon një dëmin prej dhjetëra vitesh dhe kur shkalla e korruptimit të një kryeministri është kaq e lartë është gjëja më shokante që mund të ketë ndodhur, një kryeministër shqiptar të korruptojë zyrtarë të lartë amerikan. Behet fjalë për një veprimtari mafioze të jashtëzakonshme.

Ne në parlament kërkuam thjeshtë pjesëmarrjen e kryeministrit, por parlamenti nëpërmjet bashkimbozukes së Edi Ramës, Lindita Nikolla, një grua pa integritet që thjesht ja dha vizën Edi Ramës, e neveritshme, arrin deri aty sa ndërpret dhe nuk i jep mundësinë të diskutojë asnjë deputeti, s'është e drejtë e Lindita Nikollës, e drejtë e patjetërsueshme, salla nuk është pronë e tyre, salla është pronë e 140 deputetëve të cilët me kushtetutë janë të barabartë", u shpreh Vasili.

 

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco