Pas Ballkanit të Hapur, Abazoviç ndjek Ramën pas edhe për satelitët

Pas Ballkanit të Hapur, Abazoviç ndjek Ramën pas edhe për satelitët

17:50, 26/01/2023
A+ Aa A-

‘Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë’, tha Dritan Abazoviç gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai tha se zhvillimi i satelitit ‘Luça’, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. ‘Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024’.

Abazoviç ka biseduar me Nino Drakuliç, Nikolla Peroviç dhe Filip Joviçeviç, novatorë të Malit të Zi, njëherësh përfaqësues të organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi, të cilët kanë iniciuar projektin për lëshimin e parë të satelitit malazias, ‘Luça’.

Kryeministri i Malit të Zi tha se ekzekutivi, përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.

Tetorin e kaluar po ashtu ka pasur bisedime se Mali i Zi do të kryejë testimin e një sateliti. Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviçin për detajet e këtij projekti.

Projekti do të financohet nga një grant i ‘ekonomisë qytetare’.

 ‘Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim’, tha Abazoviç.

 ‘Ekonomia qytetare’ është një projekt që ka nisur në janar të vitit 2019 dhe deri më tani ka sjellë 310 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco