Anton Panchev: Negociatat mes Shkupit dhe BE-së nuk nisin nëse nuk zgjidhet çështja bullgare

17:26, 26/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' me Armela Ferkon në Syri Tv ishte në lidhje me skype nga Sofja Anton Panchev, ekspert i çështjeve ndërkombëtare.

Panchev deklaruaroi se negociatat me BE nuk do të nisin nëse nuk zgjidhet problemi me bullgarët dhe futjen në kushtetutë të etnisë së tyre.

Ndërsa sa i përket dialogut Serbi-Kosovë, ai u shprehur se nuk ka rast në Europë që një minoritet të gëzojë aq shumë të drejta se sa serbët atje.

"Në muajt e fundit fushata anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut ka eskaluar së tepërmi, para një jave është rrahur brutalisht një djalë 21 vjeçar i cili ka shprehur publikisht etninë e tij.

Ka pasur sulme me armë ndaj bizneseve të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, polica dhe institucionet nuk kanë reaguar ndaj këtyre sulmeve por kanë nisur hetime ndaj pronarëve të bizneseve me etnitet bullgar.

Për fat të keq në RMV ka forca destruktive që nuk lejojnë shtetin maqedonas të përmbushë kërkesën e BE, me qëllim që bullgarët të përfshihen në kushtetutën e vendit. Komuniteti bullgar ka kërkuar që ti njihen të gjitha të drejtat që kanë etnitetet e tjera në RMV. Partitë opozitare pa të cilat nuk mundet të miratojnë ndryshimet kushtetuese në vend kanë deklaruar se kurrë nuk do të pranojnë futjen e bullgarëve ne kushtetutë.

Kjo është në kundërshtim me kornizën negociuese dhe negociatat e RMV në BE nuk mundet që të fillojnë nëse nuk zgjidhet problemi me bullgarët.

Në vjeshtë ka pasur veprime destruktive nga pala serbe në Kosovë, ndaj këtij problemi BE ka refuzuar që të mbaj një qëndrim të ashpër dhe kjo është kritika ime e parë ndaj BE. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të cenohet në asnjë moment nga një forcë e jashtme si Serbia.

Bullgarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se ato të drejta që kanë serbët në Kosovës, dhe krijimi i Asociacionit duhet të ndërtohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ka bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen dhe respektohen. Komuniteti serb në Kosovë ka shumë të drejta dhe uë nuk di një rast në europë që një komunitet të ketë aq shumë të drejta se sa serbët në Kosovë. BE për shkaqe të gjeopolitike po mban një qasje të gabuar me Serbinë, sepse për ta afruar atë ne BE po bëjnë lëshime sa i përket marrëveshjes dhe sjelljes me Kosovën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco