SYRI TV/ ‘Çështja McGonigal’, Taulant Balla mohon akuzat e SHBA: Nuk ka prova

15:27, 26/01/2023
A+ Aa A-

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar në të njëjtën linjë me kreun e qeverisë Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Damain Gjiknuri, duke mohuar akuzat e Departamentit të Drejtësisë Amerikane.

Pas përfundimit të seancës plenare, Balla deklaroi se nuk ka prova për implikimin e kryeministrit Rama, por i pyetur nga gazetaret se provat e theksuara në Aktakuzë kishin dalë nga zyra e kreut të qeverisë,  Balla nuk kishte një përgjigje.

Edhe pyetjen se përse takimet ishin konfidenciale e në restorante dhe jo zyrtare siç socialistët përpiqen t’i tregojnë, Taulant Balla e anashkaloi. 

I gjendur në vështirësi përballë gazetarëve, Balla u justifikua se çështja e ish zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal nuk ka interes për qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

David 26/01/2023 17:49

Ceshtja e agjentit fbi vrasesi serial i opozitesh shqiptare nuk ka interes per publikun shqiptar . Po ku ma gjeni kete tao tao nje kelysh kurve. Nejse se te gjith kelysha kurve jan keta rilindasit.

Shto koment

Denonco