Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së dhe frika e Ramës, Bumçi: Faktet e dosjes janë shumë të rënda

14:55, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht që të ketë lidhje mes tij dhe akuzave të ngritura në Shtetet e Bashkuara ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.

Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar në 'Kafe Shqeto' në SYRI Tv, u shpreh se faktet e dosjes janë shumë të rënda, dhe se nuk kemi të bëjmë me një marrëdhenie shoqërore por me një marrëdhënie korruptive.

Ndër të tjera, Bumçi renditi faktet dhe kronologjinë e takimeve të dy palëve.

"Ta nisim me fakte, të mos bëjmë si psikologë. Faktet e dosjes janë shumë të rënda, ne këtu nuk kemi të bëjmë me miqësi por me një marrëdhënie korruptive, në të cilën për të marrë shërbime nga drejtuesi i lartë i FBI kemi të bëjmë realisht me një drejtues të një niveli shumë të lartë. Ka qenë drejtuse i kundër-zbulimit ne New York dhe pjesë e ekipit që hetoi presidentin Trump për lidhjen e Amerikës me Rusinë.

Këto dy fakte tregojnë sa i  rëndësishëm ka qenë ky në hierarkinë e lartë. Është sirtari i parë në këtë organizatë që akuzohet për akuza shumë të rënda dhe këto janë dy çështje që ka të hapura njëkohësisht. Një çështje që ka të bëjë me një oligark rus dhe një me Kryeministrin shqiptar ku gjithçka është e detajuar në akt-akuzën, në detaje gjithçka.

Unë po bëjë një përmbledhje:

Zoti Rama ka nisur takimet me drejtuesin e lartë të FBI në shtator 2017 dhe në harkun kohor të shtatë muajve e ka takuar pesë herë, në shtator takimi i parë në Tiranë, në tetor në Amerikë, në parkimin e një restoranti merr këstin e parë të lekëve 80 mijë dollarë, ku shuma totale ka qenë 225 mijë dollarë , në shtator e takon me dy persona që  janë identifikuar dhe janë thirrur edhe si dëshmitarë, është zoti Agron Nezaj, ish punonjës i sigurimit të shtetit dhe Dorja Duçka ish këshilltar, person i cili është i punësuar nga një kompani e madhe energjetike kineze. Së bashku me këto dy persona kryeministri takohet me drejtuesin e lartë të FBI. Në tetor merr 80 mijë dollarë, në nëntor i sinjalizon FBI që ka potencialisht një çështje kriminale që lidhet lobimin e një partie, që nuk është e zotit Rama në Amërikë. Merr dy këstet e tjera dhe takon përsëri në nëntor dhe në dhjetor zotin Rama, në nëmtor në Shqipëri dhe në Dhjetor ne Amerikë.

Në shkurt ai finalizon çëshjten dhe ajo hapet zyrtarisht, regjistrohet fillimi i çeshtjes për lobistin Amerikan. Në shkurt ai takon përsëri zotin Rama, në mars gjithashtu bën dhe një vizitë, në fund te prillit dhe fillimit të majit në Shqipëri por nuk specifikohet nësë janë takuar, por të paktën pesë takime, dy në Shqipëri dhe tre ne Amerikë janë të vërtetuara.

Në këtë hark kohor janë marrë lekët nga zoti Agron Neza që është shtetas shqiptaro-amerikan dhe ka qenë pjesë e takimit me kryeministrin dhe në Tiranë dhe ne Amerikë, dhe po i njëjti person ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit dhe ja ka dhënë zyrtarit të lartë për çështjen kundër opozitës", u shpreh Bumçi ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco