‘Rama përmendet 14 herë në dëshminë penale’/ Vasili: I kapur deri në fyt me çështjen ‘McGanigal’

‘Rama përmendet 14 herë në dëshminë penale’/ Vasili: I kapur deri në fyt me çështjen ‘McGanigal’

12:25, 26/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në çështjen “McGanigal” deri në fyt.

Në fjalën e tij jashtë sallës së Kuvendit, Vasili tha se opozita do ta trajtojë këtë qeveri si banditët.

Vasili: Tentuan të asgjësojnë pluralizmin në vend me seancën e sotme. Të tilla veprime, parlamenti nuk i kishte parë kurrë dhe asgjë nuk do të jetë normale. Rama u përmend 14 here në dëshminë penale. Do i trajtojmë si banditë, ashtu si e meritojnë. Tmerri nga e vërteta dhe mbushja e Edi Ramës deri në grykë, i kapur në flagrancë, për çështjen “McGanigal”. Ky është i vetmi kryeministër që korrupton zyrtarë të lartë. Çlirimi i popullit është detyra jonë. Do të bëhet me të mirë dhe të keq, me të gjitha fortat. Mund t’ia lëmë në dorë vendin këtij shteti pengmarrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco