Skandal në Kuvend/ Seanca 'maratonë' mbyllet për disa minuta, socialistët largohen me shpejtësi

Skandal në Kuvend/ Seanca 'maratonë' mbyllet për disa minuta, socialistët largohen me shpejtësi

12:10, 26/01/2023
A+ Aa A-

Ndonëse në rend dite ishin parashikuar që të kishte 84 diskutime për një sërë çështjesh, seanca plenare e Kuvendit ka precipituar.

Pas debateve të shumta që kulmuan me përjashtimin nga Kuvendi të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”, kjo gjë është refuzuar me forcën e kartonave.

Opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kurse kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vijuar me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota.

Nga ana tjetër, deputetet demokratë kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ky veprim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan që të vijojë diskutimi për çështjen më të nxehtë, që është arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

Pas disa minutash seancë, deputetët socialistë u larguan nga seanca me shpejtësi. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco