Seanca e Kuvendit/ Berisha: Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA

Seanca e Kuvendit/ Berisha: Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA

11:34, 26/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi që Kuvendi të diskutojë për skandalin e McGonigal, ndërkohë që theksoi se Edi Rama duhet të jetë i pranishëm në seancë.

“Këto ditë, Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do poshtëronte çdo vend.

Kryeministri i Shqipërisë, ministrat e tij, këshilltarët e tij, janë të implikuar direkt në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve me njohuri më të jashtëzakonshme, më sensitive, në SHBA për sigurinë e këtij vendi, por edhe sigurinë e vendeve të lira.

Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo udhëtimi, çdo dhurate, çdo emaili, dhe gjithçka tjetër midis McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj të përsëritur Edi Ramën.

Por skandali shpërtheu në mënyrën më të fuqishme pas arrestimit në aeroportin Xhon Kenedi të McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se ka manipuluar, falsifikuar dokumenta.

Akuzohet se ky njeri i pafytyrë, pa karakter, që ka shkelmuar interesat e vendit të tij, ka marrë porosi me para, nga zyra e kryeministrit shqiptar, për të hetuar lobimin e opozitës.

Ky kryeministër ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter, pa moral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës, e ka përdorur për manipulime kundër saj.

Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut, kjo ndodh vetëm me Maduron e Venezuelës.

Prandaj sot nuk mund të ketë në këtë parlament debat tjetër përveç këtij debati. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA.

A e dini se kush ishte McGonigal, a e dini se cili ishte funksioni i tij, që i çcat paratë e kompanive të oligarkut rus? A e dini që Deripaska i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare? A e dini se Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave ekonomike ruse në Shqipëri?” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco