‘Informacionet m’i dha Rama’/ Qeveria gënjen VOA-n për dosjen hetimore

‘Informacionet m’i dha Rama’/ Qeveria gënjen VOA-n për dosjen hetimore

10:08, 26/01/2023
A+ Aa A-

Dosja hetimore e Departamentit të Drejtësisë për Edi Ramën ka disa gjëra që janë të provuara.

Kështu, ajo që dihet është se Personi A, i identifikuar më pas si Agron Neza, i ka dhënë zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, 225 mijë dollarë.

Shuma i është dhënë përmes tre pagesash, një në një parkim restoranti dhe dy në shtëpinë e Nezës.

Këto janë gjëra të faktuara dhe të shkruara qartë në dosje. Por mbi të gjitha, në dosje thuhet se dollarët janë marrë për të nisur një hetim në SHBA, që do ketë implikime në jetën politike në Shqipëri.

Skandali është më i rëndë, pasi në dosje thuhet po kaq shkoqur se informacionet komprometuese janë marrë nga zyra e kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmë, Edi Rama u shfaq i terrorizuar përpara medias dhe sipas Zërit të Amerikës, nuk dha asnjë shpjegim për këtë skandal.

Mbi të gjitha, një zëdhënës i qeverisë gënjeu hapur kur u pyet se pse në dosje thuhet se informacionet kanë dalë nga zyra e Edi Ramës.

“Kryeministri nuk dha ndonjë sqarim as se përse fillimisht Duçka e më pas Neza, ishin angazhuar për t’i dhënë informacion ish zyrtarit të FBI-së për një çështje lobimi në Shtetet e Bashkuara, në favor të një partie shqiptare, aq më tepër që të paktën në një rast, sipas akt-akuzës, Neza “e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë”.

Në dokumentet e akt-akuzës nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare, por periudha në të cilin kanë ndodhur këto zhvillime përkon me rastin e lobistit Nick Muzin, i cili ishte angazhuar muaj më parë për llogari të Partisë Demokratike. I pyetur të martën nga Zëri i Amerikës “nëse e ka njoftuar, kryeministri, zyrtarin e FBI-së, përmes dy personave të tjerë Agron Neza dhe Dorian Duçka, për aktivitetin lobues të Nick Muzin-it në SHBA, në favor të PD-së”, zëdhënësi i qeverisë shqiptare tha se “kjo është një fantazi që nuk figuron as në akt-padinë në fjalë dhe jo më në realitetin e marrëdhënies së kryeministrit me zyrtarin e FBI”, thuhet në kronikën e Zërit të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco