'Nuk kemi lobim, por korruptim'/ Bledian Koka: SPAK duhet të merrte nën hetim Ramën që dje!

18:54, 25/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka shprehet se SPAK duhet të kishte marrë nën hetim Edi Ramën që dje, kur u zbardh dosja e FBI për korrupsionin e tij me zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Koka tha se nuk kemi të bëjmë me lobim, por korruptim nga kryeministri shqiptar të një ish-funksionar të FBI. 

"Çfarë po ndodh me drejtësinë shqiptare? Për dyshime që janë ngritur dhe për hetimin që bëhej në SHBA, u hetua ish-lideri i opozitës dhe gjithë zinxhiri drejtues i opozitës për një lobim, por që paratë dyshoheshin se kishin origjinë ruse. Ndërsa këtu kemi një gjë të ngjashme por një problem tjetër. Këtu nuk kemi lobim, por korruptim. Dhe jo sot, jo nesër, por dje menjëherë sapo dosja dhe detajet u bënë publike, institucionet e drejtësisë, SPAK duhet të niste hetimet dhe të njoftonte opinionin publik se kemi nisur hetimet për këtë aferë të madhe", tha Koka.  

DOSJA E PLOTË/ Paratë i mori jashtë institucionit, takimet e Ramës me McGonigal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco