Ilda Zhulali: Edi Rama i diskredituar, emri i tij është në dosjen e prokurorëve të FBI!

18:36, 25/01/2023
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se skandali i fundit i Edi Ramës, pasi akuzohet se ka korruptuar një zyrtar të FBI, e ka diskredituar kryeministrin në raport me SHBA. 

Zhulali tha se emri i Edi Ramës ndodhet në dosjen e prokurorëve të FBI dhe zyrtarët e Byrosë kanë deklaruar se do t'i shkojnë hetimit deri në fund, duke mos kursyer askënd.  

Sipas saj, faktet që disponon FBI gjatë hetimeve 2-vjeçare për Charles McGonigal dhe Edi Ramën janë shumë të rënda. 

"Është shumë e rëndë. Kryeministri i Shqipërisë sot është i diskredituar, jo vetëm karshi shqiptarëve, por edhe në raport me SHBA. Deklaratat e përfaqësuesve të FBI, në mediat amerikane, hetimin e McGonigal qoftë në çështjen Rama dhe atë Deripaska, se janë dy çështje, e konsiderojnë si një minim të besimit të publikut amerikan ndaj FBI. Ata kanë thënë që ne nuk kursejmë askënd për t'i shkuar të drejtës deri në fund. Do të bëhet gjithçka për t'i shkuar hetimit deri në fund. Hetimet janë kryer prej dy vitesh, nga një zyrë krejt e pavarur e New Yorkut dhe Washingtonit. Në rastin e zotit Rama kemi një specifikë, kur bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi, çdo autoritet i çdo vendi normal dhe sidomos i SHBA, është shumë i kujdesshësm për t'ia vendosur emrin në hetim apo jo. Rama përmendet aty në mënyrë eksplicite, jo njëherë për të thënë që ndër të tjera është takuar edhe me kryeministri, por është vendosur në mënyrë eksplicite për të gjitha takimet që ka zhvilluar me McGonigal, në prani të të cilëve persona dhe çfarë i është kërkuar nga zoti Rama, të gjitha këto janë të faktuara se përndryshe nuk do të ishin pjesë publike e hetimit, siç i kemi parë edhe në aktakuzën e bërë publike në media. Faktet që disponojnë ata janë shumë të rënda", tha Ilda Zhulali.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco