Gazetari ironizon Ramën: Në shtator e quajte McGonigal mik zemre, kurse sot...

Gazetari ironizon Ramën: Në shtator e quajte McGonigal mik zemre, kurse sot...

18:24, 25/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama mohoi sot të ishte mik me ish-zyrtarin e FBI, të arrestuar në SHBA, Charles McGonigal, ndryshe nga deklarimi i tij në muajin shtator 2022. 

Task Force me Sonila Meçon, në Syri Tv, gazetari Bledian Koka ironizoi kryeministrin i cili pas arrestimit të McGonigal, mohoi të kishte raporte miqësore me të dhe tentoi të bëjë lojë fjalësh me termin 'mik' në shqip dhe anglisht. 

Në shtator Rama fliste krenar për miqësinë me McGonigal. Ishte krenar dhe nuk kishte asgjë për të fshehur. Në shtator ky ishte miku i zemrës, kurse sot... Ta zbardhim njëherë pathosin e miqësisë me të cilën Edi Rama foli në shtator me McGonigal nga shqipja në shqip, pastaj nëse nuk e kuptojmë nga shqipja në shqip atë që thotë Edi Rama, shkojmë tek ndonjë anglez ose anglishtfolës për këtë term", tha Koka.  

Kujtojmë që sipas dosjes hetimore të FBI, Edi Rama është takuar katër herë me Charles McGonigal, të cilit i ka paguar 225 mijë dollarë për punët që bënte në SHBA, duke lobuar kundër Partisë Demokratike. 

Rama ka përdorur 'Personin A', Agron Neza dhe 'Personin B', Dorian Duçka për të korruptuar zyrtarin e rëndësishëm amerikan. 

Në dy raste, Agron Neza i ka bërë pagesa në shumat 80 mijë dollarë dhe 60 mijë dollarë në rezidencën e tij në New Jersey, zyrtarit të kundërzbulimit të FBI për New Yorkun, Charles McGonigal. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco