Rama korruptoi zyrtarin e FBI/ Gazetari: Pse nuk reagon Yuri Kim? Heshtja e ambasadës nuk është...

16:57, 25/01/2023
A+ Aa A-

Korruptimi që i bëri Edi Rama ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal është lajmi i ditës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare. 

225 mijë dollarë është paguar McGonigal nga kryeministri shqiptar në mënyrë që ai të lobonte në SHBA kundër Partisë Demokratike. 

Edhe pse McGonigal është arrestuar në SHBA për ryshfetin që i ka dhënë Edi Rama përmes kontakteve të tij Agron Neza dhe Dorian Duçka, institucionet ligjzbatuese në Shqipëri nuk kanë bërë asnjë lëvizje. 

Madje, për çudi edhe ambasada amerikane ka kyçur gojën edhe pse moto veprimtarisë së të cilës është lufta kundër korrupsionit. 

Gazetari Basir Çollaku, në studion e Syri Tv kritikoi qëndrimin e ambasadores amerikane e cila si rrallë herë nuk e ka shprehur mendimin e saj për aferën korruptive të Edi Ramës me një zyrtar të lartë të shtetit të saj. 

"Heshtja e ambasadës së SHBA nuk është fort e shenjtëruar. Ka patur raste periferike që është shprehur dhe ne e vlerësojmë gatishmërinë e saj sidomos në raport me drejtësinë. Dalja e saj për t'i kërkuar drejtësisë shqiptare të bëjë atë detyrë për të cilën ata kanë harxhuar edhe para amerikane. Mungesa e një procedimi penal, mungesa e një reagimi kur ne e shohim për ditë edhe kur pema mbillet pjerrët, reagimet diplomatike, ndërsa këtu është mbjellë pjerrët Kryeministria nuk reagohet. Kjo është një lloj kompromontimi moral. Kemi harxhuar gati 1 miliard euro për Reformën në Drejtësi", u shpreh Çollaku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco