VIDEO/ Skandali, Berisha: Ja deklarata e paguar e ortakut të McGonigal

VIDEO/ Skandali, Berisha: Ja deklarata e paguar e ortakut të McGonigal

09:35, 25/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi në lidhje me komentet e mbajtura pak vite më parë kundër tij, nga Mark Rossini, një partner në biznes i mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal.

Rossini pati bërë një deklaratë të paguar për Top Channel kundër Berishës.

Por ‘karma’ është kthyer në bumerang në këtë rast për dy ish-agjentët e FBI, Mark Rossini dhe Charles McGonigal, të cilët akuzohen për korrupsion dhe lidhje me rusët.

“Ky është Mark Rossini, partner me Charles McGonigal në një kompani në Tiranë. Edi Rama shndërroi Tiranën në qendrën botërore të korrupsionit. Ndiqeni deklaratën e tij të paguar!” shkruan Berisha.

Rossini, i hetuar dhe akuzuar për korrupsion në SHBA, është një tjetër zyrtar amerikan i përdorur nga Edi Rama për të sulmuar opozitën dhe kreun e saj, Sali Berisha.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco