Koka: Korruptimi i një zyrtari aq të lartë amerikan për llogari të një kryeministri nuk ka ndodhur kurrë

Koka: Korruptimi i një zyrtari aq të lartë amerikan për llogari të një kryeministri nuk ka ndodhur kurrë

17:10, 24/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ me Armela Ferkon në SYRI TV për të diskutuar me akuzat dhe arrestimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan dhe mikut të Edi Ramës ishte gazetari, Bledian Koka.

Koka është shprehur se ky është një mega-skandal, i cili për nga rëndësia cilësohet si rasti më i rëndë në SHBA. 

Korruptimi i drejtuesit të FBI për interesat personale të një kryeministri të një vendi tjetër, nuk ka ndodhur kurrë më parë, tha Koka. 

"Të gjithë thashethemet dh diskutimet që kemi bërë se a mund të ndikohen vendimet e SHBA-sw për llogari të Shqipërisë, këto vendime që ne i kemi parë shpesh herë dhe thoshim si ka mundësi kur realiteti ishte i ndryshëm dhe qeveria shqiptare ishte e zhytur në afera dhe korrupsione të thella. Akuzat dhe goditjet vinin nga Amerika jo për qeverinë por për opozitën dhe të gjithë habiteshim se si mundet të ndodhi kjo.

Lajmi i parë është që Shqipëria nuk është qendra e botës dhe lajmi i dytë duke mos qenë qendra e botës ky lloj mekanizmi ose fshehje që ne jemi aq të vegjël dhe të parëndësishëm, i jep mundësi liderëve lokal në Shqipëri, që nëpërmjet lobingjeve të njohura në SHBA, të blejnë të vërtetat që u shërbejnë atyre për tua shituar ato popullit shqiptar.

Deri në momentin që është lobin është e vështirë të gjykohet sepse ajo është e njohur dhe e ligjshme pavarësisht çfarë produkti sjellë nuk mund të atakohet. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një skandal të madh, sepse janë korruptuar zyrtarët e lartë të SHBA-së. Nëse do të kemi një hetim për zotërinë në fjalë për Charles McGonigal që ishte shefi i FBI për New York, mund të jetë zyrtari më i lartë në amerikë që është përfshirë në një aferë të pastër korrupsioni për llogari të një kryeministri. Ky shqetësim është shumë i madh atje sepse i bën të kuptojnë se sa vunerabël janë ata përballë milionave që vijnë nga vende të botës së tretë si Shqipëria ku të përdoren për ndikime politike.

McGonigal është nën hetim për dy dosje, e para për favorizimin e një oligarku rus Oleg Deripaska i cili është sanksionuar nga SHBA të cilin ky e ka suportuar për të hequr këto sanksione duke bashkëpunuar në interesa të përbashkëta interesi në vende ku oligarku rus i ecën fjala e këto investime janë kryer në Shqipëri.

Rezulton se oligarku rus Oleg Deripaska dhe Zyrtari i FBI që kanë hapur kompani dhe kanë pasur interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri pasi rusi ka përfituar një leje nga Rama për të ndërtuar një park i frutave ekzotike në Karavasta dhe McGonigal ka pasur një kompani lobimi në Shqipëri.

Dosja e dytë hetimore për zyrtarin amerikan ku janë rreth 70 fakte të konfirmuar flet për mënyrën sesi dy njerëz të lidhur ngushtë me Edi Ramën, Agron Neza një ish zyrtar i sigurimit të shtetit i cili ka bërë lidhjen mes Charles McGonigal dhe Ramës dhe një tjetër njeri i afërt kryeministrit Dorjan Duçka këshilltari i tij i cili duke përdorur logon zyrtare të qeverisë i ka transferuar dokumenta për llogari të Ramës që të sulmohej opozita, ku u përfol Basha për financimet ruse.

Praktikisht shohim që Rama dhe Basha lidhjet e tyre të drejtpërdrejtë dhe indirekt të çojnë me financimet nga Rusia.

Të korruptosh një zyrtarë të lartë të SHBA-së është një minim i drejtpërdrejtë i demokracisë të një vendi aleat."

 

'Syri.Net-Eraldo Stafuka'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco