Skandali i i McGonigal/ Paloka: Rama është fshehur! Nuk i del dot as e qeshura e as batuta fallco

Skandali i i McGonigal/ Paloka: Rama është fshehur! Nuk i del dot as e qeshura e as batuta fallco

15:12, 24/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal dhe mos reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë rast.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka bërë një krahasim me skandalet e mëparshme ku Rama rezulton i implikuar direkt dhe lëshon ndonjë batutë që ta paraqesë skandalin si qesharak, por skandali i Charles McGonigal, ku implikohet direkt ai, Dorian Duçka dhe Agron Neza nuk mbyllet me kaq.

Postimi i plotë:

Zakonisht pas skandaleve ku rezulton direkt i implikuar me emrin e tij, Rama mbledh gjoja si rastesisht mediat per ndonje ceshtje tjeter dhe pastaj me pamje “indiferente” , duke ju dhene pergjigje gazetareve , leshon ndonje batute qe tenton ta paraqes skandalin si qesharak , ku nuk ka asgje te vertete dhe qe ai thjesht e injoron.

Me skandalin Mc Gonigal , ku implikohet direkt ai, Dorian Duçka dhe Agron Neza ( personazhe nga me te errtat te lidhjeve mafie-politike) Rama eshte fshehur. Nuk i del dot as e qeshura fallco e as batuta fallco. Kjo sepse e di qe historia me te nuk mbyllet me kaq dhe ketu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco