Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

‘Shefi i Kundërterrorit të FBI-së miku im’/ Vasili: Presim që Rama të thotë se përgjegjësia është personale

‘Shefi i Kundërterrorit të FBI-së miku im’/ Vasili: Presim që Rama të thotë se përgjegjësia është personale

11:48, 24/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-shefit të Kundërzbulimit të FBI –së në SHBA, McGonigal dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë person.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka postuar një video ku Rama e thotë me gojën e tij se ‘shefi i Kundërterroit të FBI-së ka qënë dhe është miku im nuk diskutohet’.

‘Po si nuk bën dot një punë të pastër dhe si nuk ka një mik të pastër Edi Rama. Presim tani që Edi Rama të thotë që përgjegjësia është individuale’, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Po si nuk ben dot nje pune te paster dhe si nuk ka nje mik te paster Edi Rama!

Departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzon per nente akuza McGonigal si edhe se ka bashkëpunuar me oligarkun e njohur rus Oleg Deripaska.

Ja ç'thoshte Edi Rama per kete McGonigal si mik per koke qe e kishte.

Presim tani qe Edi Rama te thote qe pergjegjesia eshte individuale.

‘Po cilër rusë të mitë. Shefi i Kundërterroit të FBI-së ka qënë dhe është miku im nuk diskutohet’, tha kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco