Kryetari i PD, Genti Çela: Pogradeci si në mesjetë, qyteti prej disa ditësh pa ujë

Kryetari i PD, Genti Çela: Pogradeci si në mesjetë, qyteti prej disa ditësh pa ujë

13:25, 21/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm për banorët e qytetit. Sipas tij kjo gjendje është në ditën e tretë të saj për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit që ka kapluar UK-Pogradec.

Kryetari i PD, kërkonë që qeverisja lokale të tregojë se ku shkojnë 200 milionë lek në muaj që mblidhen nga faturimet që shumica e rasteve janë afrofe.

Reagimi i Genti Çelës ne Facebook:

𝗞𝗿𝗼𝗶 𝗶 𝗳𝘀𝗵𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗲̈...

Duke hyrë në ditën e tretë ku pjesa më e madhe e qytetit është pa ujë për shkak të papërgjegjshmërisë dhe punimeve shkel-e-shko.

UK-Pogradec është padyshim, institucioni ku tragjikja ndërthur keqas paaftësinë me korrupsionin.

Magazina e UK është e boshatisur pas zjarrit të qëllimshëm në UK, për të tenderuar e ritenderuar blerje pajisjesh.

Familjarët sot ndodhen përballë vështirësive të nevojave bazike, bizneset të cilat presin fundjavën turistike, janë mbyllur si pasojë e mungesës së ujit.

Në këto vite çmimi i ujit në Pogradec ka pësuar rritje, është hequr fasha mbrojtëse për familjet e varfëra dhe askush nuk di të thotë ku shkojnë 𝟮𝟬𝟬 𝗠𝗜𝗟𝗜𝗢𝗡 lek në muaj faturime (shpesh aforfe)

Është koha për t’i thënë stop këtij cikli etjeje për pak transparencë dhe dinjitet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco