32 vjetori i PD Kurbin/ Piroli: Në 14 maj bashkia do qeveriset nga demokratët

32 vjetori i PD Kurbin/ Piroli: Në 14 maj bashkia do qeveriset nga demokratët

17:31, 21/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Kastriot Piroli ka folur në 32 vjetorin e PD Kurbin, ku ka theksuar se demokratet e kësaj zone gjithmonë i kanë pasur betejat e vështira dhe në kushe jo të barabarta.

Piroli bëri thirrje që sot duhet të jemi të bashkuar që me 14 maj, Bashkia Kurbin të qeveriset nga demokratet nën drejtimin e z.Behar Haxhiu. 

FJALA E DEPUTETIT TË PD, KASTRIOT PIROLI

I nderuar themelues i Partise Demokratike te Shqiperise, Prof. Dr. Sali Berisha. 

Te nderuar demokrate dhe demokrate, themelues të Partisë Demokratike dega Kurbin. Te Nderuar Deputete, znj.Metaliaj, znj.Hoti I Nderuar kandidati per kryetar bashkie Kurbin, z.Behar Haxhiu I nderuar kandidati per kryetar bashkie Lezhe, z.Pashk Gjoni I Nderuar kandidati per kryetar bashkie Mirdite, z.Albert Melyshi Te Nderuar te Ftuar, Gëzuar 32 vjetorin e Themelimit të Partise Demokratike, dega Kurbin! Gjatë diktaturës terroriste gjakatare, shumë të rinj kurbinas, burra trima, janë përballur me forcat e së keqës. Janë përballur me pushkë e me penë. Kane luftuar per nje Shqiperi demokratike. Kane luftuar per ne, qe si pasardhes te tyre te mos jetojme te shtypur dhe me frike, por te jetojme te lire. Te kemi te drejta te barabarta mes te barabarteve. Veprat e tyre sa njerezore po aq edhe hyjnore na japin shembull edhe sot se ne duhet te sakrifikojme shume pasi sic ka thene edhe ish-Presidenti Amerikan, Ronald Regan: "Liria nuk eshte kurre me shume sesa nje brez larg zhdukjes. Ne nuk ia kaluam femijeve tane ne menyre gjenetike. Duhet luftuar, mbrojtur dhe kaluar te femijet tane, qe ata te bejne te njejten gje.

Demokratet e Kurbinit gjithmonë i kanë pasur betejat e vështira dhe në kushe jo të barabarta. Njerëzit e ndershëm duhet që të punojnë fort, të lodhen, të stërmundohen, me sakrificë dhe përkushtim që të arrijnë fitoret e përbashkëta. Qytetaret e Kurbinit po perballen me një qeveri, e cila vetëm vjedh, dhunon, mashtron, po ashtu mëson edhe kryetaret e emeruar te bashkive të bëjnë të njëjtat gjëra, por ne nuk dorezohemi. Pavaresisht se si Bashkia apo Qeveria, iu benin presion qytetareve për shtepiat dhe dyqanet e shembura nga termeti, apo në menyre fiktive iu jepnin pará ne dore, me justifikimin e plasaritjeve nga termeti. Pavaresisht se vjedhin me tenderat, që ato pará t'i përdorin për fushate, të angazhojne bandat, grupet kriminale dhe oligarkët në fushatë: Partia Demokratike në Kurbin ia arriti ne zgjedhjet e 25 Prillit, të fitonte me 5500 vota para. Ne sot duhet të jemi të Bashkuar që me 14 Maj, Bashkia Kurbin të qeveriset nga demokratet nën drejtimin e z.Behar Haxhiu. Demokratet njihen që në shikim, pasi zemra e tyre e bardhë iu pasqyrohet ne sy. Ju meritoni gjithçka të mirë që kjo tokë mban, për vete e për familjet tuaja, pasi keni dhënë gjithçka për Partinë Demokratike, pa interes dhe pa kërkuar asgjë në këmbim. 

Rinia e Kurbinit ka një potencial të jashtëzakonshëm, që po pret me padurim ta nxjerrë në drite. Ne duhet që të mbështesim me çdo kapacitet e mundësi të rinjtë dhe te rejat e vendit tonë. Ata po largohen dhe vendi yne po plaket. Në një hark kohor prej 10 vitesh do të mbetemi pa doktorë dhe pa infermierë, pa mësues e pa pedagogë, pasi kjo qeveri e bashkitë po promovojnë rrugën e pasurimit të shpejtë dhe jo rrugen e drejtë dhe të ndershme. Duhet t'i inkurajojme te rinjte, t'i motivojmë dhe të luftojmë bashke me ta. Çdo ditë takoj banorë të Kurbinit që kërkojnë ndryshim dhe besojnë fort se vetem Partia Demokratike do e sjellë ndryshimin. Ne do te kontaktojmë çdo njeri, derë më derë, do i tregojmë programin, alternativën, idete dhe vizionin tonë që Behari dhe Partia Demokratike, ka konsultuar me rinine dhe ekspertët më të mirë të të gjitha fushave. Partia Demokratike në qendër është borxhlie ndaj demokrateve të Kurbinit. Kurbini meriton të dale në këto zgjedhje i bashkuar dhe me një kandidat nga opozita. Behari ka marrë përsipër një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me bekimin në Primare dhe me bekimin e qytetareve te Kurbinit do te arrijmë të fitojmë zgjedhjet e 14 Majit. Zoti i bekoftë demokratet e Kurbinit dhe gjithë Shqipërisë. Festofshim përvjetorin e ardhshem me fitore! Gëzuar Partia Demokratike Kurbin! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco