Denoncimi/ Tedi Blushi: Premtimet e Erion Veliajt janë bërë si balta në 'Astir'!

Denoncimi/ Tedi Blushi: Premtimet e Erion Veliajt janë bërë si balta në 'Astir'!

16:53, 21/01/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbritur në terren, në zonën e "Astirit". 

Ai shprehet se Tirana e vërtetë është kjo me baltë dhe gropa, përtej fasadës që propagandon Erion Veliaj.

"Nuk pati kohë të mbushte gropat se mendoi të mbushte vetëm xhepin e vet me paratë e aferës së inceneratorit dhe lejeve të ndërtimit. Erion, si duhet të kalojnë banorët për të shkuar në shtëpitë e tyre?", i drejtohet Blushi, Veliajt. 

Reagimi i Tedi Blushit
Sot, në zemër të "Astirit", nga ku Erion Veliaj u pati premtuar banorëve se nuk do të shkelnin më në baltë dhe gropa me ujë!

Tetë vite në krye të Bashkisë, premtimet e tij janë bërë si balta në "Astir".

Nuk pati kohë të mbushte gropat se mendoi të mbushte vetëm xhepin e vet me paratë e aferës së inceneratorit dhe lejeve të ndërtimit.

Erion, si duhet të kalojnë banorët për të shkuar në shtëpitë e tyre?

14 Maj #NdryshimMeCdoCmim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco